Google search engine
Home Aktualitet OFL zbret në Laç e Kurbin, ja kujt i dërgon formularin (EMRAT)

OFL zbret në Laç e Kurbin, ja kujt i dërgon formularin (EMRAT)

0
268

OFL ka zbritur në Laç e Kurbin ku i ka dërguar formulari e deklarimit të pasurisë tre të dënuarve për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për Ardit Ramaj, Edmond Gjinaj dhe Arben Bajraktari.

NJOFTIMI

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. R., banues në Mamurras, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

A. B., banues në Shemri, Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”;

E. Gj., banues në Laç, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here