Google search engine
Home Bota “Nëse mbushen spitalet, sistemi në kolapsi”, mjeku Andi Koraqi zbulon masat që...

“Nëse mbushen spitalet, sistemi në kolapsi”, mjeku Andi Koraqi zbulon masat që duhen marrë

0
240

Mjeku Andi Koraqi është i mendimit që vendi nuk duhet futur në izolim total, por duhet të reduktohen oraret në ambientet ku transmetueshmëria e virusit është më e madhe.

Sipas mjekut, nuk duhet të shkohet në asnjë mënyrë në mbushjen e të gjitha kapaciteteve spitalore pasi sistemi kalon në kolaps.

“Sigurisht masat vijnë duke u përshkallëzuar dhe janë indikatorët që e tregojnë se çfarë masash duhet të merrem. Nuk duhet të shkojmë në ezaurimin total të kapaciteteve spitalore, do të ishte një kolaps të sistemit shëndetësor. Masat e karantinimit shkojnë drejt kësaj për të lehtësuar sistemin shëndetësor.

Mendoj që për momentin nuk është e nevojshme një karantinim total, mjafton të bëhet një reduktim i orareve të bareve dhe restoranteve ose mbyllje e klubeve pasi është gjetur se transmetimi më i madh ndodh në këto nivele”, tha Koraqi për Abc Neës.

I pyetur se kur mund të qetësohet situata nga virusi, mjeku tha: “Është shumë e vështirë ky parashikim megjithatë disa kohë pas daljes së vaksinës ose gjetjes së një antivirali që vepron në mënyrë të drejtpërdrejtë për Covid-19.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here