Një analizë e parakohshme tregon se vaksina e parë efektive për koronavirusin mund të parandalojë më shumë se 90 për qind të njerëzve që të infektohen.
Krijuesit e saj, Pfizer dhe BioNTech e përshkruajnë si “një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”.
Vaksina e tyre është testuar në 43.500 njerëz në gjashtë vende dhe nuk ka pasur shqetësime për sigurinë e saj.
Kompanitë kanë në plan të aplikojnë për një miratim emergjence për të përdorur vaksinën në fund të muajit.
Një vaksinë, bashkë me një trajtim më të mirë është parë si mënyra më e mirë për të lehtësuar masat që kanë ndryshuar tërësisht jetët tona.
BBC shkruan se dhjetëra doza janë në fazën finale të testimit, ajo që njihet si faza 3, por ky është i pari që tregon ndonjë rezultat.
Ajo ka një qasje plotësisht eksperimentale, që parashikon injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit, në mënyrë që të trajnojnë sistemin imunitar.










































