Kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balili mësohet se ka dalë pozitive me koronavirus pas marrjes së tamponit. Fieri është një ndër qarqet që vijon të ketë shifra të larta të infekimit.
Sipas News 24 kryebashkiakja Balilaj eshte infektuar nga Covid19 dhe eshte karantinuar ne banesen e saj. Mesohet se gjendja e saj shendetesore eshte e mire dhe nuk ka pasur komplikacione.
Sipas te dhenave te fundit nga Ministria e Shendetesise numri i te infektuarve ne Fier me Covid19 shkon ne 916 raste duke e renditur Fierin te tretin ne vend per numrin e larte te te prekurve nga ky virus.










































