Nis seanca për Ish-zyrtarët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë marrë si të pandehehur para Gjykatës Speciale.
I pari që do të përballet me trupën gjykuese do të jetë ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, seanca ndaj të cilit sapo ka nisur.
Fjalët e para që ka thënë Jakup Krasniqi para togave të zeza në Gjykatën Speciale: Po jam Jakup Krasniqi. Shtetësia? I Kosovës… Kosova. Flas dhe e kuptoj mirë gjuhën shqip.
”Unë jam Jakup Krasniqi, kam lindur në 1959, i shtetësisë kosovare”, ishin fjalët e para të Krasniqit në Hagë.
“Kur kemi ardhur në Hagë kam marrë një version të korigjuar të aktakuzës, që ishte në gjuhën shqipe, të cilën e kam lexuar dhe e kam kuptuar mirë”, vijoi më tej ish-kreu i Kuvendit.
Përveç Krasniqit, Specialja javën e kaluar ka konfirmuar aktakuzat edhe për tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimin.












































