Google search engine
Home Aktualitet Ishin ulur në një tavolinë në lokalin e fshatit,ja si nisi sherri...

Ishin ulur në një tavolinë në lokalin e fshatit,ja si nisi sherri i dhunshëm mes të riut dhe 2 vëllezërve në Maliq

0
239

Zbardhen detaje nga sherri i dhunshëm mbrëmë në Maliq. Ngjarja ndodhi në fshatin Podgorie. I arrestuari i ngjarjes është shtetasi Engjell Bezati, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e fshatit.
Ashtu siç bëjnë të ditur burimet konflikti ka nisur fillimisht duke u grindur verbalisht e më pas ka vijuar duke u goditur me sende të forta dhe shishe. Mësohet se Bezati ka qenë i vetëm në konflikt përballë dy vëllezërve Xhemollari.Të 3 këta persona kanë qenë të ulur në një tavolinë në lokal në momentin kur ka nisur konflikti, ndërsa situata ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerës. Të tre këta persona përfunduan në spital, me plagë të lehta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here