Për ish ministrin e LSI-së Edmond Panariti duhet të ndryshohet urgjent protokolli i trajtimit, duke e konsideruar si një masë ekstreme intubimin Përmes një postimi në rrjett sociale ai thotë se nevojitet një gjenerator një maskë dhe një autoambulancë.
POSTIMI
Ndryshoni protokollin e trajtimit!
Pajiseni edhe shërbimin parësor me instrumentat bazë për tu shërbyer të sëmurëve me trajtim edhe në shtëpi..
Përdorini paratë e koncesioneve dhe koncensionarëve që nuk vlejnë për asgjë!
Sepse spitalet janë në kolaps nga dyndjet.
Numri i të infektuarve është në rritje alarmante.
Filloni oksigjenim edhe në shtëpi, nëse shënjat e vështirësive në frymëmarrje janë shfaqur te të infektuarit.
Mos prisni më gjatë! Mund të jetë fatale!
Duhet një gjenerator oksigjeni, një maskë dhe një autoambulancë!
Mos i lini të rrëshqasin në asfiksim dhe të mbyten njerëzit tanë ! Fitoni kohë!
Shumë hidhërim për humbjet e jetës nga përshkallëzimi deri në intubim i Covid 19!
Por intubimi si masë ekstreme, për të shpëtuar jetë është thuajse dënim me vdekje.
Prandaj oksigjenimi në kohë është kritik dhe shpëtues jete, sepse mund të parandalojë intubimin.










































