Lideri i Nismës Qytetare URA, Dritan Abazovic është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vet politikani shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Abazovic përmes një postimi në Twitter, tha se është mirë me shëndet dhe se është futur në vetizolim.
“Pas testit që e kam bërë sot, kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjendja ime është e mirë dhe unë ndodhem në vetizolim. Mbani maskat dhe distancën”, ka shkruar ai.











































