Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmë në Kamëz pas një sherri me thika.
Mësohet se pas një konflikti banal 19-vjeçari Arbër Tafhasi, i ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me thikë 20-vjecarin Erisjon Mema, duke i shkaktuar atij plage të renda.Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve, ndërsa 19-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.
NJOFTIMI I PLOTE
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim A.T. 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Arbërit” pas një konflikti të çastit dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin E.M, 20 vjeç, nga Tirana, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.