Raportimi live ka vështirësitë e veta e sidomos në këto kohë pandemi për gazetarët të cilëve u duhet të raportojnë situatën në spitalet COVID.
Kështu ka ndodhur mëngjesin e sotëm me gazetarene Ora News, Anxhela Celibashi. Teksa ishte në një lidhje direkt me emisionin “Ditë e Re”, ka qenë Anxhela Celibashi e cila ndodhej pranë ambjenteve të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, tek Infektivi, aty ku po trajtohen të infektuarit me Covid-19.
Teksa gazetarja, ishte duke raportuar live për zhvillimet e fundit u bë dëshmitare e një drame familjare.
Një grua humbi njeriun e afërt dhe të bërtiturat e saj në momentin që mori lajmin e hidhur u dëgjuan live.
“Dikush ka humbur njeriun e afërt, sapo humbi dikush njeriun e afërt” – thotë gazetarja










































