Google search engine
Home Lifestyle Aktorja shqiptare hap zemrën, tregon arsyen përse u divorcua nga biznesmeni i...

Aktorja shqiptare hap zemrën, tregon arsyen përse u divorcua nga biznesmeni i njohur

0
272

Ditët e fundit ajo ka qenë në qendër të mediave pas bërjes publike të lidhjes së saj me djaloshin 21-vjeçar nga Afrika, Keith Groeneveld. Bëhet fjalë për aktoren shqiptare Adriana Matoshi, e cila ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën  e saj në emisionin “Tete e Tete”

Matoshi ka rrëfyer arsyen e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Albert Sylejmani.

“Sigurisht që divorci nuk është një gjë që duhet me u gëzu, ajo vjen nga diçka që nuk e pret ose ti nuk ke pasur qëllime të tilla, ajo ka ndodhur. Periudhën sa kam qenë e martuar, kam qenë e lumtur. Kam pasur një moment kur gjithçka u thy shpirtërisht emocionalisht dhe fizikisht shumë rëndë. Periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim, por i kam pasur vetëm dy mundësi; me shkatërru veten apo me ec përpara, dhe kam zgjedhur të eci përpara për hir të fëmijëve të mi që ata janë qenia më e pafajshme në botë”.

“E kam vuajtur një periudhë, derisa jam koncentruar të bëj vetëm gjëra të mira dhe jam shumë e lumtur që nuk ja kam lejuar vetes që diçka e madhe të më hedh poshtë. E kaluara ime mbetet e kaluar, por jam femër ambicioze, kam shumë gjëra për të bërë që lidhen me artin, me vështirësi pa vështirësi, me shkolla me detyra me gjithçka”, ka thënë ndër të tjera Matoshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here