Google search engine
Home Bota Kush ia dha Biden-it lajmin se u zgjodh president i SHBA-së dhe...

Kush ia dha Biden-it lajmin se u zgjodh president i SHBA-së dhe ‘endacaku’ që do të marrë me vete në Shtëpinë e Bardhë

0
295

Teksa e gjitha Amerika dhe jo vetëm ishte në ankth për numërimin final të votave në Pensilvani, Joe Biden, po qëndronte në shtëpi me familjen e tij.

E në fakt, kanë qenë nipërit dhe mbesat ata që i kanë dhënë atij lajmin se amerikanët e kanë zgjedhur atë si udhëheqësin e tyre të paktën për katër vitet e ardhshme.

Mbesa e tij, Naomi, ka postuar në Twitter një foto të presidentit të zgjedhur të Amerikës, duke përqafuar i lumtur nipërit e mbesat, në momentin që ata i dhanë lajmin e gëzueshëm, ndërsa foto u bë virale.

Ndërkohë në media po përfletet edhe se kush do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë sëbashku me Biden. Mirëpo sikurse edhe gjatë fushatës së tij, vëmendjen e kanë tërhequr 2 qentë e tij.

Me presidentin e zgjedhur Joe Biden, në fakt, dy qentë e tij do të vendosen gjithashtu në Uashington, saktësisht dy pastorë gjermanë: Champ dhe Major.

Për të parin, do të jetë një rikthim: tashmë në 2012, kur Biden ishte nënpresident i SHBA-së, me Obamën, Champ u përjetësua pranë zotërisë së tij në takimet publike në rezidencën presidenciale.

Majori, nga ana tjetër, ka një histori të vetën dhe do të bëjë hyrjen e tij të parë në dhomën e kontrollit, pasi kishte qenë në garazhin e një strehe, deri sa e adoptoi Biden, tre vjet më parë përmes Shoqatës Humanitare të Delaware.

Dalin pamjet, ja kush ia dha Biden-it lajmin se u zgjodh president i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here