Arrestimi i krerëve të UÇK-së ka rindezur edhe debatin lidhur me akuzat e Dick Marty. Rama përmes një postimi në rrjetet sociale i është drejtuar Ilir Metës dhe Sali Berishës me pyetjen se pse kanë votuar pro raportit të marty në Këshilin e Europës.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan:
“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?#KrenarpërPS🇦🇱”