Edhe pak na ndajnë nga rezultati final/ Çfarë po ndodh pranë shtëpisë së Joe Biden? Zbardhet urdhri më i ri nga shërbimi sekret

0
295

BBC raporton se fillimisht, me kërkesë të Shërbimit Sekret ishte përcaktuar një rreze prej një milje, Kufizim i Përkohshëm i Fluturimit (TFR) rreth shtëpisë së Biden, që kur ai shpalli kandidaturën për President. Nga të dhënat e fundit janë rritur kufizimet e përkohshme për fluturimet mbi shtëpinë e Joe Biden në Wilmington, Delaware. 

Por më 4 nëntor kjo rreze u zgjerua në tre milje dhe të premten urdhri e zgjati afatin e këtij kufizimi deri të paktën më 11 nëntor.

Kufizimet e fluturimit ndoshta nuk duhet të shihen si parashikuese të ndonjë rezultati zgjedhor, pasi në SHBA është normale të merren masa paraprake për figurtat me profil të lartë politik.

Sidoqoftë, detajet e sigurisë për një president të zgjedhur do të ishin të tjera. Kështu që nëse Biden fiton zgjedhjet, mund të presim që mbrojtja e tij të rritet edhe më shumë, shkruan BBC.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here