Në Kosovë, situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të enjten (5 nëntor) Kosova ka shënuar rekord të rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri COVID-19 me 661 raste të reja. Numrin më të lartë të infektimeve nga kjo shifër e mban komuna e Prishtinës. Kryeqyteti dje ka numëruar edhe 324 raste të reja me COVID-19.
E duke e parë këtë situatë, Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 ka propozuar një varg veprimesh për t’i mënjanuar kështu shifrat e larta të koronavirusit në vend.
Siç mëson Express sot do të kumtohet vendimi për mbylljen e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 ( e Premte ) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:
1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve./ Gazeta Express









































