Avokati Idajet Beqiri në një deklaratë pas seancës së sotme gjyqësore ka bërë një deklaratë të fortë. Beqiri tha se ish-kryeministri Sali Berisha e ka parë nga dritarja e si ka ndodhur vrasja e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.
Beqiri hodhi akuza ndaj gjykatës pasi nuk mori asnjë vendim ndaj ish-kryeministrit Berisha. Gjithashtu avokati kërkoi edhe pezullim të procesit.









































