Google search engine
Home Politike Perfundimisht “jashte loje”/Zbardhen 4 kufizimet e maxhorancës ndaj kompetencave të Presidentit

Perfundimisht “jashte loje”/Zbardhen 4 kufizimet e maxhorancës ndaj kompetencave të Presidentit

0
305

Nisur nga precedentët e 2 viteve të fundit maxhoranca ka kufizuar kompetencat e Presidentit të Republikës.

Në projektligjin për Presidentin e Republikës parashikohen disa ndryshime që i lenë presidentit kompetencat që ka, por e kufizojnë veprimin e tij përmes përcaktimit të afateve kohore, brenda të cilave ai duhet të reagojë.

Duke u nisur nga precedenti i mos dekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Kuvendi ka parashikuar që Presidenti duhet të shprehet brenda 7 ditëve në lidhje me dekretimin apo mos dekretimin e një ministri. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ministri emërohet nga Kuvendi.

Precedenti i dytë lidhet me anulimin e datës së zgjedhjeve. Kështu, nëse Presidenti kërkon të anulojë apo shtyjë zgjedhjet, ai duhet të rakordohet me partinë më të madhe në Kuvend.

Nëse kjo e fundit nuk jep konsensusin, Presidenti e ka të pamundur të vendosë.

Ky ndryshim u nis nga precedenti i zgjedhjeve të 30 qershorit, ku Meta i anuloi ato përmes një dekreti, i cili në fakt nuk u mor parasysh nga maxhoranca socialiste.

Ndryshimi tjetër i rëndësishëm lidhet me betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Sipas ligjit të ri, nëse Presidenti nuk thërret brenda shtatë ditëve për betim gjykatësin, atëherë ai mund të betohet para KLGJ-së.

Duket se maxhoranca ka rregulluar edhe procesin e dhënies së shtetësive.

Ligji i ri ia njeh presidentit këtë të drejtë, por e detyron atë që të konsultohet ngushtësisht me organet e sigurisë dhe Ministrinë e Brendshme për çdo rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here