Google search engine
Home Politike Drejtesi Merret vendimi/ Pezullohet 5 vjet licenca e prokurorëve dhe këshilltarëve të shkarkuar...

Merret vendimi/ Pezullohet 5 vjet licenca e prokurorëve dhe këshilltarëve të shkarkuar nga KPA

0
329

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë ka përfunduar dhe është vendosur pezullimi për 5 vjet i ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga KPA.

Ndërsa për ata që janë dorëhequr duhet të mos përzgjidhen në organe drejtuese.

Edhe Komiteti i disiplinës pranë Dhomës Kombëtare të Avokatëve do të pezullojë licensat për 5 vjet, pra gjyqtari apo prokurori i shkarkuar ose i dorëhequr nuk do të ushtrojë detyrën për 5 vite, pavarësisht nëse e kanë licensën e avokatit.

Ndërkohë, Taulant Balla edhe vetë ShBA, e cila është një nga nismëtaret e reformës në drejtësi, ka kërkuar që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që janë skualifikuar nga vettingu të mos mbeten pa u ndëshkuar. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here