Google search engine
Home Politike “Ma sillni të gjallë a vdekur”/ Idajet Beqiri tregon bisedën që mund...

“Ma sillni të gjallë a vdekur”/ Idajet Beqiri tregon bisedën që mund të fundosë Sali Berishën

0
1044

Se kush është porositësi i vrasjes së Azem Hajdarit për avokati Idajet Beqirin është mëse e qartë dhe për këtë risjell edhe një episod të së kaluar, ku Muharrem Haklajt, babait të Fatmi Haklaj Azem Hajdari i ka thënë “djalin (Shkëlqimin) s’ta kam vrarë unë, por e keqja të vjen nga kjo zyrë’, duke iu referuar zyrës së ish- kryeministrit.

“Kam kontakte me familjen Haklaj, i kemi thirrur dëshmitar, por problemi është që ata e dinë të vërtetën, Muharrem Haklaj është dëshmitar okular se moti takim me Azem Hajdari, se e mësoi se kush ia vra u djalin. Hajdari ia tha që të unë mos e kërko vrasjen e djalit, u betua që unë nuk kam dorë dhe i ka dhënë kasetën, ku Berisha urdhëron “gjallë a vdekur më sillni Shkëlqimin në Tiranë”. Dhe kur ka dalë i ka thënë këtu e ke të keqen në këtë zyrë e Berishës”, ka rrëfyer Beqiri.

Ndalur të mungesa e anëtarëve të familjes Hajdari, Beqiri tha se kane qenë vetë ata që nuk kanë pranuar që të vijnë në gjykim.

“Nuk pranuan që të vinin në gjykim. Ata preferuan që të mos vijnë, por të gjitha deklaratat që e kanë parë të gjithë shqiptarët, bashkëshortja e tij ka shprehur dyshime që e vërteta nuk është gjykuar dhe më ka thënë hapur që “është fshehur e vërteta”. Disa nga kolegët e saj janë aq të politizuar”, tha Beqiri për Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here