Ambasadorja Yuri Kim ka dalë me një ultimatum të prerë për politikën shqiptare.
Teksa ka shpërndarë në Twitter deklaratën e Taulant Ballës, cili kërkoi ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas tij nuk e kalojnë vetingun dhe bëjnë pazare me drejtësinë, Kim thekson se që kur ka filluar vetting-u asnjë gjyqtar apo prokuror nuk është ndjekur penalisht.
“Që kur ka filluar vettingu, asnjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është ndjekur penalisht apo dënuar. Nevoja për të hetuar korrupsionin në gjyqësor, përtej vetingut është e përfshirë në kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE.”, shkruan Kim.








































