13 filma të shkurtër shfaqen sot premierë, në Teatrin Veror të UA

    0
    348

    Në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve këtë të premte do të bëhet premiera e 13 filmave me metrazh të shkurtër. Filmat e shkurtër janë realizuar nga studentët e degës Regji (Filmi dhe TV). Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet në një status të saj se Pakti për Universitetin nuk është një premtim në letër, ku sipas saj të parët që mund ta thonë këtë janë vetë studentët e Universitetit të Arteve. “Pakti për Universitetin nuk është një premtim në letër e shtrëngime duarsh pa asnjë rezultat. Të parët janë vetë studentët që mund ta thonë këtë. Ditën e premte më datë 6 nëntor ora 17.30 në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve do të behet premiera e 13 filmave të shkurtër të studenteve Regji (Filmi & Tv) 2020. Prodhim i On Film Produciton, Universiteti i Arteve, Tiranë, me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës”, shkruan ministrja Elva Margariti për filmat. Më datë 3 mars 2020, në kuadër të Paktit me Universitetin u realizua një tjetër marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Universitetit të Arteve, e cila u nënshkrua në ambientet e sallës “Black Box” të UA, në prani të ministres së Kulturës Elva Margariti, rektorit prof. Kastriot Çaushi dhe kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Eduart Makri. Marrëveshja parashikonte disa pika, si angazhimin për të përcjellë të gjitha informacionet tek studentët si dhe përzgjedhjen për çdo vit akademik të studentëve të interesuar për praktikë pune pranë produksioneve filmike, garantimin e pjesëmarrjes së studentëve në aktivitete, shfaqje, forume e debate mbi kinematografinë, aktivitete këto të cilat organizohen nga QKK, ashtu si edhe vullnetarizim në aktivitete të organizuara apo të mbështetura financiarisht nga QKK, si festivale, javë filmi, etj. T’i sigurojë studentëve të degës “Regji filmi dhe Televizioni” që të marrin pjesë në aktiviteteve, workshop-e, leksione të hapura e trajnime nga ekspertë vendas e të huaj, si dhe të mundësojë bursa për studentët të cilët pranohen në shkollat më të njohura të filmit në Europë. Të sigurojë mbështetje financiare nga MK për zhvillimin e trajnimeve me tematikë “Less is more” dhe “First Cut Lab Balkans 2020” për studentët e Universitetit të Arteve, të përzgjedhura/ propozuara nga QKK, etj.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here