Festivali i fundvitit merr gjithmonë vëmendjen maksimale përsa i përket drejtuesve artistikë, por edhe pjesëmarrësve të artistëve.
Një kuriozitet i madh i ndjekësve të tij lidhet me moderatorët e këtij viti, që do të ngjiten në skenën e madhe për të prezantuar përballë audiencës të gjithë këngëtarët pjesëmarrës.
Burime pranë ‘TVSH-së’ pohojnë për revistën ‘Ëho’ se emrat që përfliten për të drejtuar festivalin e fundvitit do të jenë Jonida Vokshi, Gresa Pallaska, Blendi Salaj dhe Klea Huta.
Vitin e kaluar festivali i ‘Rtsh-së’ iu besua regjisores Vera Grabocka nën drejtimin artistik të saj dhe moderatores Alketa Vejsiu.