Tronditi Vjenën duke marrë jetë njerëzish/ Ja çfarë ka bërë Kujtim Fejzullai disa orë para se të niste sulmin terrorist

0
333

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me Kujtim Fejzullain, 20-vjeçarin me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut i cili shkaktoi sulmin terrorist në Vjenë. Mësohet se Kujtimi kishte ndihmuar fqinjët disa orë përpara se të kryente sulmet vrastare.

68-vjeçarja Gordana Nikoliç, fqinje në pallatin ku banonte Fejzullai në Vienë, ka treguar për mediat vendase se Kujtimi e kishte ndihmuar me çantat e pazarit për t’i ngritur deri në apartamentin ku ajo banon.

“Ai po zbriste shkallët nga apartamenti i tij dhe u turr drejt meje për të më ndihmuar me çantat. I thashë se nuk ishte e nevojshme, por ai këmbënguli të më ndihmonte. Kështu që mori çantat dhe i vendosi tek dera e banesës time. Ai ishte i qeshur, i lumtur dhe po bisedonte, dukej krejtësisht normal”, ka thënë 68-vjeçarja.

Gjashtë orë pas këtij veprimi, 20-vjeçari doli i armatosur në rrugët e Vienës dhe nisi të qëllonte ndaj qytetarëve. Kujtim Fejzullai mbeti i vrarë nga përballja me policinë. Sulmet ndodhën në mënyrë të koordinuar në 6 zona të ndryshme të kryeqytetit të Austrisë. Katër persona u vranë nga këto sulme dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here