Policia rrugore apel për shoferët: Pavarësisht gjobave…

0
304

Policia rrugore në Tiranë ngre shqetësimin për parkimet e gabuara, në vende ku nuk lejohet dhe parkimet dyshe. Në deklaratën e saj policia shprehet se edhe pse masat administrative për parkimin janë të shumta, sërish është shqetësues neglizhenca e drejtuesve të mjeteve.

“Tiranë

Kontrolle të dedikuara në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për të disiplinuar mënyrën e pushimit dhe qëndrimit të mjeteve, me qëllim shmangien e pengesave në trafik dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i manovrave të detyruara, për të kaluar mjetet e pushuara në rrugë apo në rresht të dytë.

Me gjithë punën dhe angazhimin e shtuar në ketë drejtim, numrin e konsiderueshëm të masave administrative që vendosen çdo ditë për këto shkelje, përsëri shumë përdorues mjetesh manifestojnë neglizhencë të theksuar në raport me normat e sjelljes për pushimin dhe qëndrimin e mjeteve, ku përveç se shkaktojnë trafik dhe rrezik për aksidente rrugore në tërësi, bëhen pengesë serioze për mjetet e emergjencave mjekësore në veçanti, të cilat konstatohen çdo dite e më shpesh për shkak të dinamikës së madhe që përballojnë në këtë situatë”, thotë policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here