Polici i ndërpret Kryemadhit takimin, e gjobit për mosmbajtjen e maskës- VIDEO

0
221

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët lidhur me personalitete politike që nuk mbajnë maskë, siç është Presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhi e LSI, dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Pikërisht sot, policia ka ndërprerë takimin e znj. Kryemadhi në Durrës duke i bërë të ditur se do të gjobitet për mosmbajtjen e maskës.

Kryemadhi ishte në një takim me banorët e prekur nga tërmeti i një viti më parë, më 26 nëntor. Teksa ka dhënë të dhënat, kryetarja e LSI ka firmosur fletën e gjobës duke dhënë dhe një mesazh: “Do t’ja çjerrim maskën Edi Ramës në 25 prill 2021. Shtëpia e shqiptarëve”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here