Ambasada Amerikane ka rikujtuar të vetmen faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane. Ambasada bën thirrje që të keni kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrime të lidhura me programin e Lotarisë Amerikane.
“DVProgram.state.gov është e VETMJA faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane dhe për të kontrolluar statusin tuaj! Kini kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrime të lidhura me programin e Lotarisë Amerikane”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.