Google search engine
Home Aktualitet Dorëheqja e Thaçit, Arta Dade del me paralajmërimin e fortë: Unë jam...

Dorëheqja e Thaçit, Arta Dade del me paralajmërimin e fortë: Unë jam shumë e bindur se do të ndodhë…

0
335

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade ka reaguar për dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit.

E ftuar në ABC News, Dade deklaroi se shpeshherë politika e jashtme shqiptare nuk është treguar e përgjegjshme. Ajo theksoi se roli i Thaçit është i rëndësishëm, ndërsa shtoi se ka rezervat e saj për politikat që janë zhvilluar për çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.

“Ne nuk jemi të përgjegjshëm dhe të mbrojmë me fanatizëm atë çfarë kemi arritur dhe të mendojmë që kemi një përgjegjësi shumë të madhe për shqiptarët kudo që jetojnë.

Për mua shpeshherë, vizioni dhe prakticiteti është i mangët. Çështja e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon janë përgjegjësi e politikës së Jashtme, por a e kemi luajtur në këtë rol? Këtu kam dyshimet e mia. Unë jam shumë e bindur se të gjithë do të dalin të nderuar nga këto aktakuza.

Besoj që roli i Hashim Thaçit është i padiskutueshëm i rëndësishëm. Akt-dorëheqjen e ka bërë edhe Ramush Haradinaj. Përpos faktit Hashim Thaçi ka bindur Parlamentin e Kosovës që të ngrihej Gjykata Speciale, vetë PD e Kosovës e ka votuar”, tha Dade.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here