Atentati ndaj Durim Bamit/ Shoqërohen në polici disa persona, mes tyre edhe i vëllai, ç’po dyshohet, ‘i forti i Niklës’ arratiset

0
326

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku raportohet se atentati ka qenë ndaj Durim Bamit dhe jo kurshëririt të tij.

Bami ishte në makinë me kushëririn Ervin Kodra teksa kanë kuptuar fillimisht nga një makinë paralel se do qëlloheshin.Kur kanë filluar të shtënat Durim Bami ka devijuar me makinë dhe lëndime ka marrë vetëm Ervin Kodra. Të dy janë pyetur në Polici teksa nuk kanë lënë asnjë emër ku dyshojnë.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e disa personave, ku mes tyre është edhe vëllai i Durim Bamit, ku mendohet se kanë informacion, ndër to edhe Valter Bami.

Ndërkohë, Durim Bami, bëhet me dije se është arratisur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here