“Superfuqia që po fundoset“- kështu e përshkroi deputeti rus, Vyacheslav Nikonov, Amerikën paszgjedhore në gazetën e sotme ‘Komsomolskaya Pravda’.“Superfuqia që po fundoset“- kështu e përshkroi deputeti rus, Vyacheslav Nikonov, Amerikën paszgjedhore në gazetën e sotme ‘Komsomolskaya Pravda’.
Ka disa njerëz në pushtet në Rusi që e konsiderojnë kaosin, çrregullimin dhe konfuzionin amerikan si përfitim për Moskën, shkruan BBC.
Ata e shikojnë gjeo-politikën si një lojë, ku besojnë se nëse kundërshtari është i dobët, t’i je i fortë.
Për më tepër, ekziston një besim i përhapur në Moskë se një Amerikë në krizë do të ketë më pak kohë për të menduar për vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë. Ndonëse jo të gjithë e besojnë këtë.
Disa në elitën politike dhe diplomatike të Rusisë besojnë se Rusia fiton më shumë, politikisht dhe ekonomikisht, nga Shtetet e Bashkuara të qëndrueshme dhe se vetëm një president i fortë i SHBA do të ishte në gjendje të rregullonte marrëdhëniet me Rusinë.