Presidenti i SHBA Donald Trump dhe sfiduesi demokrat Joe Biden janë në një garë të ashpër për të fituar një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, por rezultati i zgjedhjeve duket se do të varet nga garat në disa shtete të lëkundura të ashtuquajtura “shtete fushëbetejë”.
Në Pennsylvani do të bëhet diferenca e garës për Presidentin e SHBA, ku ka 20 vota elektorale, për këto duhet të përfundojë numërimi, por sipas të dhënave zyrtare në SHBA në shumë shtete numërimi i votave mund të përfundojë ditën e premte.
Sipas të dhënave nga Fox News, në Pennsylvani janë numëruar gati 5.3 milionë vota, nga të cilat Presidenti Donald Trump udhëheq me gati 670 mijë vota diferencë, duke numëruar 64% të votave.
Pennsylvani ka një peshë të madhe në garën presidenciale për shkak edhe të një diference që krijon vota elektorale. Presidenti Trump udhëheq në Pennsylvani njësoj siç udhëheq edhe në të gjitha shtetet e tjera të cilat janë vendimtare për zgjedhjet.
Dhe Georgia që ka një diferencë prej gati 100 mijë votash. Duke pritur konfirmimin e fitores në Giordia dhe në Carolania që të dyja sëbashku kanë 31 mandate, duke i shtuar dhe 20 mandatet e Pennsylvanisë rezulton që të jenë 51 vota elektorale.
Tashmë Trump është afër 263 mandate më afër se kurrë konfirmimit në detyrë. Por tashmë kanë ngelur edhe tre shtete që pritet të përfundojë numërimi Nevada, Wisconsin dhe Michigan.