Joe Biden tani po kryeson në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke marrë vota të konsiderueshme edhe në zonat që njihen si pro-Trump.
Kjo gjë për Trump duket e çuditshme, ku në një postim të fundit në Twitter ai shkruan se natën e kaluar po kryesonte në shtetet kyçe, ndërsa tani votat pro tij filluan të zhdukeshin si me magji.
‘Natën e kaluar une po kryesoja në mënyrë solide, në shumë shtete kryesore ku kanë drjetuar dhe kontrolluar demokratët. Pastaj, një nga një ata filluan të zhdukeshin si me magji. Shumë e çuditshme. ‘



































