Kanë përfunduar pas pesë ditësh operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir të Turqisë i cili u prek nga tërmeti i fuqishëm i të premtes së shkuar.
Bilanci tragjik është 114 viktima dhe 1035 të plagosur. Ndërkohë, 137 persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spitale, ndërsa 898 kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali.
Lëkundjet u ndjenë dhe në ishullin grek Samos, ku dy persona humbën jetën.





































