Fjoralba Ponari moderatorja e njohur e Top Channel do të jetë prezantuese e një formati të ri televiziv që do të nisë në Top Channel.
Vetë Fjoralba në rrjetet sociale ka vendosur ta tregojë këtë hap pas hapi, por duke zbuluar se ëndrra e saj e shprehur për 2020 është plotësuar.
Më vonë ajo publikoi një video, në të cilën shihej e rrethuar nga disa fëmijë, duke treguar se kjo ka të bëjë me të rejat e saj më të fundit. Ndërkohë sot Ponari ka postuar foton e disa çelësave, për të treguar se i është hapur një derë e madhe.
“Një çelës shumë i vogël, mund të hapë një derë shumë të fuqishme! Aventura të reja”, ka shkruar Fjoralba duke treguar në këtë mënyrë se është mjaft e entuzismuar për gjërat që e presin.









































