Google search engine
Home Bota Fillojnë trazirat në SHBA, protestuesit përplasen me policët para Shtëpisë së Bardhë,...

Fillojnë trazirat në SHBA, protestuesit përplasen me policët para Shtëpisë së Bardhë, disa të arrestuar

0
245

Siç ishte paralajmëruar, që para shpalljes së rezultatit final për zgjedhjet presidenciale kanë filluar protestat në SHBA.

Pikërisht ato kanë filluar para Shtëpisë së Bardhë, teksa dhjetëra protestues kundër Presidentit Donald Trump janë përplasur me policët dhe forcat e rendit e sigurisë.

Shtëpia e Bardhë ishte e gjitha e rrethuar dhe nën masa të rrepta sigurie, pasi nga aty Trump po monitoron dhe ndjek procesin zgjedhor si kandidat për President.

Mandati i tij 4-vjeçar ka qenë i trazuar teksa viti i fundit u shoqërua me krizën e pandemisë apo dhe protestat që shpërthyen pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në maj të këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here