Google search engine
Home Politike Basha: Ka mungesë të theksuar të ilaçeve për koronavirusin

Basha: Ka mungesë të theksuar të ilaçeve për koronavirusin

0
266

Në një takim me Urdhrin e Farmacistëve, kreu i demokratëve Lulzim Basha është shprehur se ka nisur një mungesë e theksuar e ilaçeve për COVID-19.

“Ndaj farmacistëve hidhen akuza të pabaza, ndërkohë që në tendera sekretë maskat blihen me dyfishin e çmimit. Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme. Vetëm një paketë e vogël e trajtimit rimbursohet. Ka alarm për mungesën e barnave të rimbursueshme. Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxhes, njerëzit po marrin barna me lista”, tha Basha gjatë takimit.

Sipas tij marrja e barnave me listë po shndërrohet në dukuri normale. Ai shtoi se “do të bëjmë gjithçka që në reformën tërësore të sistemit shëndetësor farmacistët shqiptarë do të gjejnë veten”.

Përfaqësuesi i Urdhrit të Farmacistëve, Dëfrim Goma tha se janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip. Ai shtoi se kostoja e rimbursimit nuk është e madhe për shtetin, Guma tha se ka mungesë të barnave antivirale që luftojnë COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here