Policia e Austrisë ka bërë të mundur arrestimin e 14 personave si të dyshuar se kanë lidhje me sulmin terroristë në Vjenë, ku si pasojë 5 persona kanë ndërruar jetë, mes të cilëve edhe autori i sulmit. Ndërkohë, mes të arrestuarve janë dhe katër shqiptarë, dy nga ata me nënshtetësi kosovare dhe 2 të tjerë nga Maqedonisa e Veriut.
Sipas të dhënave nga KlanKosova, dy prej të arrestuarve janë Kujtim Kadriu dhe Arianit Fetaj nga Kosova dhe Argjend Ganiu dhe Uzeir Avdili. Familjarët Kujtim Kadriut lidhur me arrestimin e tij kanë deklaruar se ai është arrestuar aksidentalisht dhe se nuk ka të bëjë me rastin.
Sulmi terrorist ndodhi në 2 nëntor , në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. Sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase dhe ai është Kujim Fejzullahu nga Maqedonia e Veriut. Sulmi terrorist u mor përsipër nga Shteti Islamik ISIS dhe ishte i radhës pas atij në Francë, ku humbën jetën 3 persona.


































