Një 31-vjeçar është paraqitur në spital i plagosur me plumb në këmbë. Kanë qenë bluzat e bardha ato që kanë lajmëruar në sallën operative të policisë.
Mësohet se i riu ka thënë se në rrugën “Don Bosko” e kanë plagosur persona të paidentifikuar.
NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







































