Kreu i Shtetit Ilir Meta është shprehur se në kushtet e përkeqësimit dramatik të situatës së COVID-19 në vend duhet një rivlerësim tërësor dhe masave të marra në raport me të.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë dekorimit me urdhrin “Nënë Tereza” themeluesi të Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi.
“Në kushtet e përkeqësimit dramatik të situatës së COVID-19, do të duhet një rillogaritje force, burime financiare dhe një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të. Asgjë nuk është më e shtrenjtë se sa jeta dhe shëndeti i qytetarëve tanë. Të gjitha kapacitetet dhe potencialet tona njerëzore, organizative dhe financiare, do të duhet të vihen në shërbim të tejkalimit të kësaj situate që po kolapsin gradualisht sistemin tonë të shërbimit ndaj pandemisë”, është shprehur Meta.







































