Google search engine
Home Bota Lumturi nga rrënojat në Turqi, shpëtohet 4-vjeçarja pas 91 orësh

Lumturi nga rrënojat në Turqi, shpëtohet 4-vjeçarja pas 91 orësh

0
268

Britma gëzimi vijnë ende nga ekipet e shpëtimit në Izmir të Turqisë, ku fatkeqësisht numri i viktimave ka shkuar në 100. Pas 91 orësh kërkime është nxjerrë e gjallë nga rrënojat 4-vjeçarja Ayla Gezgin, në kompleksin e pallateve Riza Bey.

Nusret Aksoy nga ekipi që shpëtoi fëmijën thotë se: Ishte një lavastovilje që kishte formuar një si trekëndësh. Pashë lavastoviljen dhe ajo ishte në mes. Reagoi duke më ngritur dorën. Dëgjova britmën e saj të parë. Më pas u thashë kolegëve që më ngriti dorën dhe më përshëndeti”.

Fëmija shpëtoi për mrekulli dhe u dërgua me ambulancë në spital, operacion që u shoqërua me duartrokitje.

Ndërkaq është konfirmuar se edhe nëna e Ayla është nën rrënoja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here