Pak ditë më parë, moderatorja e njohur e programit të mëngjesit ‘Wake Up’, Ori Nebijaj tregoi me anë të një statusi përshtypjen që kishte për programet ditën e dielë, duke i quajtur ‘shkarravina’ figurat që shihte në ekran.
Kaq mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se me kë lidhej ky postim, megjithatë Ori vendosi të shtojë se mendimet e saj lidheshin me moderatoren Barbara D’Urso, padronen e së dielës në ‘Canale 5’, ndërsa të gjithë në komente e kanë lidhur postimin me Megi Pojanin, e cila në të njëjtin orar është në ‘Top Channel’

Pas zhurmës që shkaktuan postimet e moderatores, duket se ajo ka vendosur t’i qëndrojë po të njëjtit mendim.
“Nuk e tërheq mbrapsht çfarë thashë. Nëse e thashë atë, qëndron”, shkruhet në postimin e fundit të Nebijaj në ‘Instagram’. Më poshtë ajo ka shtuar se këtë shprehje e ka shkëputur nga seriali i saj i preferuar ‘Peacky blinders’ dhe se po e pret me padurim sezonin e ri të tij.
Nuk dihet nëse ky postim lidhet me deklaratat e mëparshme të Orit, megjithatë moderatorja ka zgjedhur të dielën për ta bërë ngatërresën sërish njëlloj.
Ndërkohë kujtojmë se javën e kaluar pas deklaratave të Ori Nebiajt reagoi shumë e revoltuar moderatorja Megi Pojani.
“Unë jam fëmijë i ’96. Nuk jam e viteve ’80 dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek eleganca e mediasetit dhe mina e celentano. Unë jam rritur me Dicney Channel, serialet amerikane e MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, Unë Megipojanizoj! EVIVAAAA EPOQUE DE MEGHI POZHANIH EVIVA MANICURE EVIVA GROTESQUE,”- shkruante Megi Pojani.









































