Google search engine
Home Bota Rajoni Italia me masa të reja strikte, ja çfarë kufizon sipas zonave

Italia me masa të reja strikte, ja çfarë kufizon sipas zonave

0
303

Rritja e shifrave të të infektuarve me COVID-19 ka bërë që Italia të marrë masa të reja. Vetë kryeministri Xhuzepe Konte ka njoftuar se ato do të jenë sipas zonave.

Nisur nga situata kritike në disa zona Konte tha se do të ndërhyhet për të zbutur rritjen e rasteve me një strategji që do të bëhet sipas zonave. “Ne jemi të vetëdijshëm për zhgënjimin dhe zemërimin e qytetarëve të cilët janë duke jetuar me kufizime të reja të lirive personale. Ne i dimë pasojat që kufizimet do të kenë në situatën ekonomike”, ka thënë ai.

Konte tha se do të ketë kufizime të udhëtimit në zonat në rrezik, nuk do të lejohet lëvizja në orët e vona, dhe në nivel kombëtar do të mbyllen ekspozitat dhe muzetë.

Në 15 rajone tha ai terapia intensive është në rrezik brenda muajit, teksa theksoi se nuk mund të ketë dilemë mes shëndetit dhe ekonomisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here