Google search engine
Home Lifestyle “Elia u habit kur i tha doktori që…”/ Amos Zaharia tregon kujt...

“Elia u habit kur i tha doktori që…”/ Amos Zaharia tregon kujt i ka ngjarë Geraldina e vogël

0
419

Elia Zaharia dhe Princ Leka në 22 tetor u bekuan me një vajzë, e cila u pagëzua me emrin e stërgjyshes së saj, Geraldine. Lajmi i lindjes së vogëlushes bëri jehonë edhe në mediat e huaja, që shkruan për ardhjen në jetë të Geraldinës 4 vite pas martesës së Elias dhe Princ Lekës.

Ndërkohë para 3 ditësh, Elia Zaharia publikoi në rrjete sociale fotot e para familjare, por pa zbuluar portretin e të voglës. Ndërsa vëllai i saj, Amos Zaharia, ka zbuluar ditën e sotme se kujt i ngjan vogëlushja. Ai ka treguar se Elia ka mbetur e habitur kur mësoi se vajza lindi në të njëjtën datë kur Mbretëresha Geraldine u nda nga jeta.

“Është një ndjesi e paprovuar dhe e papërshkrueshme. Është e vockël. Shumë e mirë. Kur e pashë për here të parë Geraldinën e vogël ka qenë kaq e vogël (Tregon me duar). Ajo ka lindur në të njëjtën datë, kur Mbretëresha Geraldine u largua nga jeta dhe kur i tha mjeku Elias datën që kishte për të lindur, u habit.

Buzët i ka si të Elias, ka lindur me buzë të trasha. Po kam përshtypjen se është vajzë dhe do i ngjaj Lekës. Është bionde dhe me sy bojëqiell”, ka treguar Amosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here