Google search engine
Home Bota Çfarë po planifikon këtë herë Putin/ “Daily Mail” i zbulon ligjin e...

Çfarë po planifikon këtë herë Putin/ “Daily Mail” i zbulon ligjin e çuditshëm që po kërkon ta kalojë me nxitim në Parlament

0
304

Lideri rus, Vladimir Putin, ka dhënë sinjale se po kërkon ta lerë Kremlinin, në vend që të sundojë si President deri në fund të jetës. Sipas “Daily Mail”, ai po përpiqet të kalojë me nxitim një ligj të papritur në parlament , që do ta lejonte atë të bëhej senator për jetë dhe kur të heqë dorë nga posti i Presidentit.

Projektligji i ri u prezantua nga vetë Putini dhe do t’i garantonte atij imunitet ligjor dhe përfitime shtetërore derisa të vdiste. Mediat shtetërore parashikojnë se masa do të shihet ‘si një shenjë që po vendoset baza për një tranzicion përfundimtar të pushtetit në Rusi’.

Putini, 68 vjeç dhe çdo ish-president i mëpasshëm do të lejohen brenda tre muajve nga largimi nga presidenca për t’u bërë një anëtar i Këshillit të Federatës, dhoma e sipërme ose senati i vendit, për gjithë jetën.

Ligji vjen vetëm katër muaj pasi Putini ndryshoi kushtetutën për t’i lejuar atij një pushtet të ngjashëm me një car duke kërkuar një mandat të ri gjashtë vjeçar në 2024, dhe përsëri në 2030.

Ky ndryshim, pas një votimi mbarëkombëtar u interpretua gjerësisht se Putini kërkonte në mënyrë aktive të qëndronte në pushtet derisa të jetë 83 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here