Google search engine
Home Politike Basha tregon dhimbjen më të madhe: Para dy ditësh babai…

Basha tregon dhimbjen më të madhe: Para dy ditësh babai…

0
294

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me studentët në ditën e parë të nisjes së universiteti, ka rrëfyer edhe dhimbjen më të madhe të tij që ka ndjerë këto ditë.

Ai tha se prej një muaj e gjysëm ai nuk i ka takuar prindërit, ndërkohë që vetëm tre ditë më parë i ati kishte ditëlindjen.

“Nuk i takoj prindërit për t’i ruajtur ata, jo se nuk me merr malli për ta, më merr shumë. Para dy ditësh im atë kishtë datëlindjen, nuk mund ta uroja nga afër”, rrëfeu Basha.

Ai tha se shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. “Studentët kanë paguar qiratë e shtëpive, kanë lënë punën në qytetet e tyre për të ardhur në shkollë. Kujtohen 3 ditë para, ndërkohë studentët kanë bërë shpenzime për të qëndruar në Tiranë. Vendimi për të kaluar mësimin online, i pabesë dhe me pasoja të mëdha për studentët. Qeveria t’u shpërndajë tablete familjeve për të lehtësuar procesin mësimor online. Kam 5 javë që bëj thirrje për subvencionimin e tabletëve për mësimin në distancë”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here