Google search engine
Home Aktualitet Shtohen rastet e shtrimeve, hap dyert spitali COVID 3

Shtohen rastet e shtrimeve, hap dyert spitali COVID 3

0
297

Shtimi i rasteve të të shtruarve në dy spitalet COVID në vend ka bërë që të hapë dyert edhe spitali COVID 3.

News 24 bën të ditur se në këtë strukturë janë shtruar gjashtë pacientët e parë.

Një ditë më parë, në raportimin e shifrave zyrtare, ministria e Shëndetësisë tha se në dy spitalet Covid ishin të shtruar gjithsej 301 pacientë.

Ndërkohë, vijon të rëndohet bilanci i viktimave. Dje, si pasojë e COVID-19 kanë humbur betejën me sëmundjen 3 pacientë duke e çuar në 502 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here