Vetëm pak orë pas sulmit me thikë në Francë, një tjetër ngjarje ka ndodhur në Avignone, ku një person u përpoq të sulmonte policinë, por kjo e fundit e ekzekutoi.
Sipas Figaro, ngjarja e dytë ndodhi 2 orë pas sulmit në Bazilikën Notre-Dame, ku tre persona humbën jetën.
Presidenti Macron u nis drejt vendngjarjes. Autoritetet zyrtare vendase thanë se për ngjarjen e parë një person është arrestuar deri tani si i dyshuar për sulmin.
Ai thuhet se është i moshës rreth 20 vjeç dhe pas arrestimit u dërgua ne spital.
Ende nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.









































