“Tamponi është budallallëk”, eksperti italian ironizon Ronaldon

0
256

Pasi doli pozitiv edhe në testin e 3 dhe humbi ndeshjen përballë Messit mbrëmjen e sotme, Cristiano Ronaldo ka reagur ditën e djeshme në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto nga shtëpia ku është izoluar, duke na siguruar se gëzon shëndet të plotë teksa ka inkurajuar shokët e skuadrës për përballjen e sotme me Barcelonën.

Por vëmendje mori komenti i tij ku shkruante se testi PCR(testi i Covid-19) është një broçkull e madhe.

“Tamponi është budallallëk”, ka shkruar Ronaldo përkrah fotos së postuar në Instagram.

Komenti i Ronaldos nuk është pritur mirë nga Roberto Burioni, virologu italian, i cili përmes një postimi në “Tëitter” nuk i ka kursyes notat e ironisë ndaj futbollistit të Juventusit.

“E mirëpres kolegun tim Cristiano Ronaldo në grupin e madh të virilogëve. Do të jetë shumë i dobishëm në ndeshjen tjetër kundër okulistëve”, shkruan Burioni, i cili ka postuar edhe komentin e Ronaldos, që më pas është fshirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here