Ministrja e Arsimit Evis Kushi është sot në interperlancë me psikologë dhe punonjës sociale. Gjatë fjalës së saj, ministrja Kushi u shpreh se përsa i përket këtij shërbimi në shkolla do të ketë 3 risi, një prej tyre është dyfishimi i numri të punonjësve psiko-social.
“Ka ardhur si domosdoshmëri rritja e numrit të punonjësve psiko-socialë në shkolla. Të hartohen edhe protokolle të standartizuara në mënyrë që shërbimi që u ofrohet nxënësve të jetë i unifikuar. Zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve, në mënyrë që shërbimi psiko-social në shkolla të jetë sa më cilësor. Për shkak se situata e pandemisë e kanë bërë të domosdoshme punën e punonjësit psik-social në shkolla.
Ne kemi nxjerrë një urdhër që sjell 3 risi, se pari është se së shpejti do të dyfishohet numri i i punonjësve psiko-social në arsimin parauniversitar. Unë jam shumë e lumtur që nesër nuk do kemi një psikolog për 3 ose 4 shkolla, por për një numër të vogël, për 2 shkolla ose për 1.
Përmirësohet dhe qartësohet mënyra e rekrutimit, pezullimi apo emërimi në detyrë për punonjësit social. Transparencë dhe meritokraci, kemi vendosur disa procedura që fillojnë që nga konkurrimi me dosje. Janë elementë që i shërbejnë përzgjedhjes së më të mirëve. Risia tjetër është përmirësimi i përshkrimit të punës. Koordinatorët e rrjetit do ta kenë më të qartë se çfarë të drejtash kanë”, tha Kushi.