Google search engine
Home Sport Liga i jep fund bojkotit, ja kur starton Kategoria Superiore

Liga i jep fund bojkotit, ja kur starton Kategoria Superiore

0
317

Kategoria Superiore do të nisë më 4 nëntor, dhe vendimi u mor në mbledhjen e sotme nga Liga Profesioniste me përfaqësuesit e dhjetë ekipeve të superiores duke vendosur kështu ti jepet fund bojkotit.

Vendimi për të ndërprerë bojkotin vjen pas letrës së dërguar nga Fide Ylli ditën e djeshme, ku theksohej se kërkesat Ligës janë në fokusin e kryeministrit dhe se kanë mirëkuptimin e tij. Ndaj, të mërkurën e datës 4 nëntor, Superiorja do të zbresë në fushë, ndërsa këtë të dielë do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Kujtojmë se më herët u vendos që në këtë javë të luhet edhe Kategoria e Parë dhe e Dytë, e në këtë formë, futbolli merr sërish jetë ns Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here