“Kjo është vrasje! Një turp i madh”/ Rudina Hajdari flet hapur: Ja kush i asgjëson aktorët e rinj në skenën politike!

0
304

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Spotlighy”, deputetja Rudina Hajdari u shpreh e bindur se tashmë ka ardhur koha për një ndryshim politik. Madje duke iu referuar viteve ’90, Hajdari u shpreh se sot jemi në kushte të ngjashme në përballje me kundërshtarët.

Hajdari: Ka ardhur momenti padyshim, që të kemi një ndryshim sepse nëse në kohën e ’90-ës, ata që guxonin dhe kushtet ishin pak më ndryshe le të themi, vërtet riskonin jetën e tyre.

Sot jemi në kushtet pothuajse të ngjashme, por mund të them që gjithë kundërshtarët që dalin në skenën politike asgjësohen në mënyrë barbare nga kundërshtarët politikë.

Dudushi: Një lloj vrasje politike po thua?

Hajdari: Një lloj vrasje politike, ndaj duhet të qëndrojmë fort dhe mos të shkojmë.. uroj që kjo most ë ndodhë më në Shqipëri sepse është një turp I madh, por gjithsesi duhet që patjetër ne të qëndrojmë fort edhe t’I bëjmë ballë kësaj beteje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here